Stefan Cicmil fiton Kupën e Malit të Zi me skuadrën e Mladost Podgorica.

Qendërmbrojtësi që ka qenë pjesë e Vllaznisë sezonin e shkuar, por u largua me polemika nga shkodranët, pas humbjes kundër Skënderbeut.

Faji për disfatën iu hodh Cicmil, duke dyshuar për ndonjë lëshim të lojës së tij. Kjo solli largimin e tij nga Vllaznia, por jo rënien në karrierën e tij.

Dje, ekipi i Cicmil, Mladost Podgorica fitoi Kupën e Malit të Zi duke mposhtur 2-0 skuadrën e Igalo në finale.

Cicmil ka qenë titullar gjatë këtij sezoni me Mladost Podgorica.