Nga Maringlen ZHIVANI
Ish-futbollisti i Akademisë Vllaznia, Eglond Zymeri, ka nisur një aventurë tjetër pas largimit nga ekipi i Devollit. Ai qëndroi aty përreth gjashtë muaj, por ditët e fundit vendosi ta mbyllë këtë aventurë tek kjo skuadër dhe tashmë ka gjetur një tjetër.
Nga sa mësohet, 19-vjeçari ka firmosur për Butrintin e Sarandës. Në fakt, nga burime pranë lojtarit mësohet se Zymeri ka patur prej disa kohësh bisedime me drejtuesit e këtij klubi dhe është larguar nga Devolli për ta vijuar karrierën e tij pikërisht aty me sarandiotët, shkruan shkodrasport.com
Zymeri është një futbollist që luan si qendër-mesfushor dhe është rritur tek Akademia Vllaznia. Këtë sezon, ai provoi të luante në Kategorinë e Dytë në rradhët e Devollit, por tashmë do të nisë një përvojë të re me Butrintin e Sarandës.
Tashmë, Eglond Zymeri do të jetë në dispozicion të trajnerit Adriatik Faslliu dhe padyshim që do të kërkojë ta bindë me paraqitjet e tij për të fituar formacionin, ashtu siç bëri edhe tek Devolli në gjysmën e parë të sezonit./www.shkodrasport.com/