Bruno Lulaj zyrtarizoi sot largimin nga Kukësi pas tre vitesh dhe tani pritet të zbulohet edhe klubi i ri i qendërmbrojtësit.
Prej tre sezonesh ai ka spikatur te Kukësi, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Në të shkuarën në Superiore ka luajtur edhe me Skënderbeun e Laçin.
Supersport ndërkohë shkruan për Lulaj ka bërë një ofertë klubi rumun i Hermannstadt, si dhe ka opsione në Qipro e Greqi.