Fernando Santos është ulur në stolin e Beshiktashit. Klubi turk ka firmosur me trajnerin portugez, duke i dhënë fund kështu kërkimeve për gjetjen e një trajneri. “Fernando Santos, nga Portugalia, është emëruar trajner i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim atë në shtëpinë e tij të re” , shkruhet në komunikatën e Beshiktashit për afrimin e trajnerit të ri.
Santos mbahet mend për faktin se ka drejtuar Portugalinë për shumë vite. “Timonieri” i lindur në Lisbonë udhëhoqi së fundmi Poloninë, por u shkarkua pa humbjes me Shqipërinë në grupin kualifikues për eliminatoret e EURO 2024.
Në nivel skuadrash, ai ka qenë trajner i Estoril Praia, Estrela, Porto, ARK, Sporting, BenfiKa dhe PAOK.
Sa i takon arritjeve të tij në karrierë, mund të përmendim fitimin e Euro 2016, fitimin e Ligës së Kombeve, fitimin e një titulli të kampionatit portugez, fitimin e 2 titujve të Superkupës së Portugalisë, fitimin e 2 titujve të Kupës së Portugalisë dhe fitimin e 1 titulli të Kupës së Greqisë.