Esin Hakaj, shkodrani që luan në linjën e majtë të mbrojtjes, aty ku ka qenë pjesë e skuadrave si: Vllaznia, Partizani e sezonin e shkuar me Teutën duket se është shumë pranë skuadrës së re për sezonin 2019-2020.
Nga sa bëhet e ditur, Hakaj ka marrë ofertë nga Vllaznia, por shumë afër tij duket edhe skuadra e Partizanit, aty ku Hakaj ka qenë pjesë edhe dy vite më parë. Esin Hakaj, me Teutën ka luajtur si titullarë në pjesën më të madhe të ndeshjeve, e madje edhe duke spikatur.
Si te Partizani, ashtu edhe te Vllaznia, Hakaj do të bënte punën në linjën e majtë, madje ai krahas detyrës mbrojtëse dallohet dhe për shpërthimet në krah.
Megjithate vete lojtari ne nje prononcim dhene mbreme per “Shkodra Sport£ deklaroi se do t’i studionte me kujdes te gjithe variantet e mundshme dhe pastaj do te vendoste se ku do te luante ne sezonin e ardhshem.
Ai nder te tjera ka deklaruar se nuk e perjashtonte mundesine e rikthimit ne Shkoder, por nese Partizani ka hyre vertete ne loje per te marre sherbimet e tij, ketu pastaj komplikohen gjerat sepse çdo futbollist do te deshironte te luante me nje ekip kampion dhe per me teper, ta niste nga Champions League.