Ardit Hoxhaj ëhstë një nga lojtarët e larguar nga Vllaznia në këtë merkato vere. Sulmuesi ndau rrugët me shkodran dhe prej disa ditësh përflitet për një kalim te Flamurtasri, aty ku do ta priste krahë hapur Emiliano Çela.

Por siç bën me dije mediat azere ish-lojtari kuqeblu pritet të vazhdojë karriernë Në Azerbajxhan, pasi ka ofertë konkrete nga njëra prej ekipeve të kampinatit azer. Palët janë afër marrëveshjes mes tyre, teksa po diskutojnë edhe detajet e fundit përpara se të firmosin kontratën.

Emri i skuadrës nuk bëhet i ditur, por zyrtarizimi duket shumë afër. Se për vlonjatin kjo do të jetë aventura e tij e parë jashtë Shqipërie, ndërsa në Azerbajxhan do të gjej Redon Xhixhën, me këtë të fundit që luan me Qarabag.

Hoxhaj luajti tre sezone me Vllaznine ku sidomos ne te parin ka qene percaktues me lojen e golat e tij, ndersa ne dy te tjeret ndoshta edhe i pafat per shkak te demtimeve, nuk tregoi vlerat e tij me te mira.