U largua nga Vllaznia vetem pas 6 muajsh duke mos arritur te lere gjurme me aktivizimin e tij, por 23 vjeçari nuk ka mbetur gjate pa skuader sepse eshte zyrtarizuar tek skuadra e re.

Redon Dragoshi është rikthyer sërish te Kukësi, pasi i dha fund aventurës së tij të shkurtër me Vllazninë. Mbrojtësi erdhi si lojtar i lirë në verën që lamë pas te shkodranët, pikërisht pasi e mbylli me verilindorët.

Duket se minutat e pakta bënë që ai të largohej nga kuqeblutë dhe të rikthehet sërish te Kukësi, aty ku kaloi 3 vite. Natyrisht qe ai beson se do te binde trajnerin Nica per te qene titullar dhe per ta ndihmuar kete skuader ne arritjen e objektivit te saj: Mbijetesa.

Kjo mbetet tashme per t’u pare nese Dragoshi do te luaje si titullar apo jo me Kukesin, megjithate e rendesishme eshte qe ai nuk qendroi shume kohe pa skuader dhe tashme do te jete i fokusuar per te bere me te miren per skuadren e vendlindjes.