Kostandin Grillo është një nga ikonat e medias shqiptare, një komentator i vjetër që për shumë vite ka transmetuar emocionet e tij për fanellën kuqezi, për skuadrat shqiptare në Europë apo edhe për kompeticionet më të rëndësishëm të globit.

Mbrëmjen e djeshme në “Ora News”, në emisionin “Ora Skaner”, Grillo shprehu se për kë do të bënte tifozeri në Botëror, por shumë shpejtë vërshuan fyerjet ndaj tij, apo dhe kritikat në të shumtat e rastit.

Por, sot nuk mungoi as dhe komenti i Amir Rrahmanit, i cili do të gjejë pak mbështetje për atë që bëri ndaj Shqipërisë pak vite më parë, kur u largua nga një skuadër që i lartësoi emrin, për një tjetër përfaqësuese, duke mos pritur momentin që të përfaqësohej me fanellën kuqezi.

Por, sot nuk është momenti që të kapemi pas fjalëve boshe, është momenti që të transmetojmë dhe pasionin e vërtetë të gazetarit Kostandin Grillo, ashtu siç e thotë ai: “Sporti i bashkon njerëzit”.

“Lojërat sportive kanë ekzistuar për mijëra vjet ashtu siç ekzistojnë dhe pasionet e individëve për to, dhe pasionet janë aq të forta saqë kapërcejnë çdo tension kulturor apo nacionalist.

Sportet gjenden në të gjitha format në këtë Tokë, dhe ato janë një mënyrë e shkëlqyer për të bashkuar kulturat e ndryshme dhe për t’i sjellë njerëzit më afër njëri-tjetrit.

Prandaj për të gjithë ju që jeni lëshuar verbërisht me urrejtje, fyerje, hakmarrje ndaj personit tim: UNË JAM SPORTDASHËS E I APASIONUAR MBAS SPORTIT! UNE NUK JAM POLITIKAN!”, shkruan Grillo në profilin e tij. /EDS/