Sot në drekë është luajtur “derbi” i të rinjve të Shkodrës, ai në mes AAS dhe Vllaznia që u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 4-1.Për të ndjekur këtë takim ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla përballje, kanë qenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh.
Por në fakt, të pranishëm kanë qenë edhe dy persona VIP. Bëhet fjalë për administratorin e Vllaznisë Suad Lici dhe drejtorin sportiv të klubit shkodran Engin Firat. Ata janë fotografuar duke biseduar me përgjegjësin teknik të Akademisë Vllaznia Alban Neziri.
Prania e dy drejtuesve të lartë të klubit në këtë ndeshje tregon më së miri interesin që ato kanë për të parë elementet e ekipit U19 të Akademisë së tyre.
Madje, nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt, pjestarë të këtij ekipi të nisin stërvitjen me ekipin e parë duke u vënë në shërbim të trajnerit Lika që do të krijojë një ide më të qartë për vlerat e secilit.
© shkodrasport.com