Vjet ne pankinen e Tiranes tentoi deri ne fund t’i rrembente titullin kampion Vllaznise, por nuk ia doli. Sivjet do ta tentoje duke drejtuar nga pankina e Partizanit. E kemi fjalen per trajneren e ketij ekipi Aurora Seranaj.
Por ne fakt gjasat jane qe te jete e njejta histori si vjet edhe sivjet, pavaresisht se me skuadra te ndryshme. Dy dite me pare, ne kuadrin e javes se pare te kampionatit, Partizani eshte mundur brenda ne stadiumin e tij nga Vllaznia kampione ne fuqi me rezultatin 0-3.
Nisur nga rastet e krijuara, rezultati duhej te kishte qene shume me i thelle per vajzat kuqeblu ndaj ketij kundershtari qe ishte perforcuar duke marre ne rradhet e tij edhe lojtare te huaja. Duket se kjo disfatë nuk është pritur mirë nga trajnerja e Partizanit, Aurora Seranaj, e cila ka reaguar në profilin e saj zyrtar në ‘Facebook’.
“Dhamë gjithçka, kishim kundrejt një skuadër Kampione e kompletuar në çdo aspekt. Duhet vetëm guxim, ose ndoshta arsye e shëndoshë për të kuptuar se mësimet më të mira janë zakonisht më të vështirat dhe se shpesh ndër këtë të fundit ka disfatë.
Ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalemi me kaq. Rikthehemi duke punuar akoma më fort”, shkruan Seranaj ne postimin e saj. Por me shume sesa per te konkurruar Vllaznine, duket se Partizani do ta kete garen me Tiranen e Apolonine, por gjithmone per vendin e dyte ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/