Teuta zhvilloi sot miqësoren me Partizanin, në prag të sezonit të ri. Durrsakët u mposhtën 1-2, teksa Bitri shënonte një herë në portën e kundërshtarit dhe një herë në të veten, ndërsa Cardoso vulosi triumfin e të kuqve.
Trajneri i ”djemve të detit”, Edi Martini ka folur menjëherë pas këtij 90 minutëshi. Ai ndjehet i shqetësuar për situatën që po kalon skuadra, por shprehet se gjithçka do rregullohet me kalimin e kohës. Diçka u tha edhe për bojkotin, i cili po i penalizon klubet.
”Kemi pak probleme në qarkullimi ne topit. Pika jonë e fortë është mbajtja e topit, nuk janë në atë maksimumin që ëkrkojmë. Kur nuk mundesh me qarkullu topin, mbase për meritë të Partizanit.
Ka disa gjëra që më shqetësojnë. Edhe pse është miqësore, do ta shikojmë veten ku jemi. Pas ndeshjeve të bukura, vijnë ato miqësore. Akoma nuk jemi në 100% tonë.
Afrimet e fundit janë përshtatur shpejt. Bregu përshtatet shpejt, ai nuk është në 100%. Punojmë me dy seanca në shumicën e kohës. Bojkoti? Na ka penalizuar sepse themi: Hajt se do fillojë këtë javë, hajt atë tjetrën ” – tha Martini./newsport/