Shqipëria U-21 arriti fitoren e parë në eliminatoret e EURO 21, ndaj moshatarëve të Kosovës (2-1). Një ndeshje e bukur dhe argëtuese ku për kuqezinjtë shënuan Tafa dhe Muçolli, ndërsa për Kosovën shënoi Baftiu në minutën e fundit.

Kjo fitore e kuqezinjve nuk është pritur dhe aq mirë në Kosovë, pasi ekipi i shpresave i këtyre të fundit kanë shanse më të mëdha se kuqezinjtë për tu kualifikuar dhe shpresonin një tolerim në ndeshjen e sotme. Për arsye se kjo nuk ndodhi akuzat sapo kanë filluar.

Një prej tyre është dhe futbollisti i cili aktiviozhet në kampionatin kosovar me ekipin e Ferizaj, Taulant Dajaku. Dajaku me një postim në rrjetin e tij social shprehet se Shqipëria dhe Kosova i bëjnë gropën njëra-tjetrës dhe në fund ofendon rëndë, trajnerin Alban Bushi.

“Danimarka e Suedia s’jane asgje mes vete ama fiqir’ kane edhe dukeshin si vllezer atehere (ne nje kampionat europian)…e NE jem vllezer don a s’don ndokush ama meqe fiqir’ s’kem i bie qe gropen njeri tjetrit ja bejm

… Bushi nje bir k**** me kollare”, shkruan Taluant Dajaku.