Erald Çinari është lojtari më i ri që do të grumbullohet nga trajneri Alban Bushi.

Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta se sulmuesi i skuadrës së Vllaznisë ka marrë ftesë nga tekniku kuqezi.

Ai do t’i bashkohet menjëherë ekipit në grumbullim për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Sllovakisë në datën 27 mars.

Kujtojmë që dje kuqezinjtë u mposhtën në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-2, ndërsa për sfidën e ardhshme trajneri Alban Bushi do të ketë përforcime të reja.

Erald Çinari po shkëlqen këtë sezon në kampionatin tonë dhe mbetet një nga lojtarët më të spikatur. Forma e mirë që po kalon tashmë është vlerësuar edhe nga Kombëtarja U-21./newsport/