Ditën e premte do të luhet ndeshja e kthimit Vllaznia-Bylisi, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Sfida do të luhet ditën e premte në orën 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në “Adush Muça” takimi i parë përfundoi 0-2 për shkodranët. Por ballshiotët nuk duket se janë të dorëzuar. Ata po përgatiten për ndeshjen e kthimit për të bërë surprizën në Shkodër.
Forma e tyre e mirë këto javë të fundit në kampionat duke mundur edhe Vllazninë , i çon ata me moral të lartë në Shkodër për të kërkuar kualifikimin.
Në një postim në rrjetet sociale klubi i Bylis shprehet se: “Asgjë nuk ka mbaruar!”, duke karikuar tifozerinë ballshiote./newsport/