Gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar pak minuta me pare lajmin per nderprerjen e ndeshjes se trete gjysmefinale te kampionatit te basketbollit te meshkujve ne mes Teutes dhe Vllaznise. Kjo per shkak te mosfunksionimit te timerit te tabeles se pikeve dhe si rrjedhoje ekipi shkodran nuk ka pranuar ta vijoje me tej ate pa u rregulluar ai.
Nje gje e tille nuk ka ndodhur dhe si rrjedhoje pjesa e dyte e ndeshjes nuk eshte zhvilluar. Ne lidhje me kete çeshtje, ka reaguar edhe klubi durrsak permes nje komunikate ku sqaron se çfare ka ndodhur:
“Ndeshja e trete Teuta-Vllaznia u nderpre pas dy periodash ne shifrat 47-40. Ne fillimin e periodes se trete ekipi mysafir, ne menyre te pakuptimte ngre pretendime per mosfunksionimin e timerit ne tabelen e pikeve duke refuzuar ne menyre demonstrative rifutjen e ekipit ne loje.
Duam te veme ne dukje se pallati i sportit “Ramazan Njala” eshte i certifikuar, dhe ne te jane luajtur qindra ndeshje, madje dhe te BIBL, apo edhe vete 2 ndeshje me ekipin e Vllaznise gjate ketij sezoni (ku pretendime te tilla nuk jane ngritur).
Pavaresisht negociatave tona per rifillimin e takimit ku u treguam te gatshem te pranonim edhe anullimin e 3-pikeshit te fundit te realizuar nga Memçaj ( i cili u pergezua nga vet trajneri i Vllaznise pas aksionit), mysafiret refuzuan te rikthehen ne parket. Ne ditet ne vijim pritet vendimi i Federates per vazhdimesine e takimit”./www.shkodrasport.com/