Argjentinasi i Tiranës, Agustin Torasa, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të në sfidën ndaj Vllaznisë, duke lënë bardheblutë me 10 lojtarë, në barazimin 1-1 që skuadra e Dedes arriti në shtëpi në ndeshjen e fundit të vitit 2020.
Torasa e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e gjyqtarit Jorgji qe e ndeshkoi me kartonin e dyte te verdhe dhe duke penalizuar ekipin e tij.
Urimin për vitin e ri argjentinasi e lidh pikërisht me këtë vendim, ndërkohë që ky është edhe reagimi i parë i futbollistit të kampionëve në fuqi.
“Unë jam përgjegjës për gjërat që bëj, jo për gjërat që nuk i bëj. Për një vit të ri me më shumë drejtësi se sa padrejtësi”, shkruan Torasa, i cili ka postuar edhe momentin e dyshimtë.