Interi humbi ndaj Real Madrid në Champions me rezultatin 2-0. Përtej rezultatit ajo që bëri më shumë bujë ishte kartoni i kuq i Barelës.
Mesfushori u dënua me karton të kuq pas një sjelljeje naive ndaj Militaos. Reagimi i lojtarit pas përfundimit të ndeshjes ka bërë bujë në mediat e ndryshme.
Barela shkoi të takontë gjyqtarin Feliks Bryzh pas ndeshjes, duke i kërkuar falje për reagimin e tij.
“Nuk e di se çfarë do të vendoset, por kërkoj falje për reagimin që bëra. Nëse duan të më skualifikojnë vetëm për një ndeshje, atëherë do të isha dakort”, është shprehur lojtari.
Nuk dihet ende nëse Nikolo Barela do të mungojë një apo dy ndeshje. Ndoshta pendesa e lojtarit do ta bëjë UEFA-n që ta zbusë dorën.