Ne ndeshjen e pare te fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League” ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2, Vllaznia e femrave u ndeshkua jo pak nga arbitrimi i padrejte i nje tresheje gjyqtaresh nga Bullgaria.

Ato i mohuan ekipit shkodran nje gol mese te rregullt ne pjesen e pare shenuar nga sulmuesja Tarah Patterson, nderkohe qe edhe 11-metershi i dhen per ukrainaset ka qene shume i dyshimte. Por jo vetem kaq.

Me disa goditje denimi apo rivenie anesore te dhena kunder Vllaznise, arbtitret e takimit irrituan edhe tifozet shkodrane qe ishin te pranishem ne “Loro Boriçi” dhe po shijonin nje ndeshje te bukur.

Nderkohe “Shkodra Sport” meson se UEFA tashme ka caktuar edhe arbitret per ndeshjen e kthimit, ate qe do te luhet te merkuren e ardhshme po ne stadiumin “Loro Boriçi”, por kete here duke nisur nga ora 16:00.

Arbitre kryesore ne kete takim do te jete çekia Veronika Kovarova e ndihmuar nga bashkeatdhetaret e saj Nikol Šafránková dhe Zuzana Špindlerová qe do te jene ne rolin e asistenteve, ndersa arbitre e katert do te jete çekia tjeter Jana Adámková.

Drejtuesit dhe futbollistet e Vllaznise natyrisht qe presin nje arbitrim krejt ndryshe te merkuren e ardhshme ne menyre qe ai te mos kete ndikimin ne rezultatin e ndeshjes, kur dihet qe ate dite do te percaktohet edhe skuadra qe do te kualifikohet per ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni shume te rendesishem./SHKODRA-SPORT.COM/