Sulmuesi i kombetares shqiptare Armando Broja luajti për më shumë se 20 minuta në ndeshjen e fundit te Evertonit, pikerisht ne barazimin në transfertë përballë Manchester City.
Paraqitja e sulmuesit shqiptar duket se ka bindur drejtuesit e Evertonit dhe trajneri Sean Dyche (sipas portaleve afër skuadrës) ka vendosur që të hedhë si titullar nga minuta e parë Brojën në ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forest.
Broja u huazua nga Çelsi tek Evertoni gjatë merkatos së verës, por për shkak të një dëmtimi nuk ka luajtur në pjesën e parë të sezonit. Por gradualisht 23-vjeçari po përfshihet në projektin e Evertonit dhe është aktiviziaur në 3 ndeshje në kampionat gjatë muajit dhjetor.