Ditën e djeshme Laçai barazoi 1-1 ndaj Kastriotit duke humbur mundësinë për të marrë 3 pikë. Kurbinasit pësuan gol në minutat e fundit e nuk arritën të dilnin me fitore.
Pas ndeshjes, trajneri Cungu ka pasur një debat me presidentin Laska për shkak të rezultateve jo të mira në dy javët e para. Tekniku shkodran u largua direkt nga stadiumi duke mos pranuar të jap intervistën e tij pas ndeshjes.
Gazetarja Enkeleida Zeko në emisioin “Sport” në Syri TV zbulon se Cungu nuk do të largohet nga Laçi. Ditën e sotme ka pasur një sqarim mes presidentit Lasak dhe trajnerit duke vendosur që të vazhdohet sërish bashkëpunimi mes tyre.
Nga klubi nuk ka ende asnjë konfirmim nëse trajneri është larguar apo do të vijojë punën dhe tashmë mbetet për t’u parë në ditët në vijim./newsport/