Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, shprehet optimist për një rinovim të mundshëm me yllin e tyre Kilian Mbape, i cili përflitet për një transferim të mundshëm të “galaktikët” e Real Madrid.

22-vjeçari është bërë objektivi parësor i klubit të Florentino Perez në merkato dhe mendohet të afrohet si futbollist i lirë në verën e ardhshme. Dhe nga ana e djaloshit francez, shikohet se dëshira e tij është të bashkohet me spanjollët, ku e ka shprehur gjithmonë si ekipin e tij të ëndrrës.

Por drejtori sportive i francezëve, Leonardo, i ftuar në një emision francez, u shpreh se te PSG janë optimist për një rinovim të mundshëm me Mbape.

“Është një situatë e ndërlikuar. Jemi duke folur për futbollistin më të mirë në botë i cili po vjen në fund të kontratës së tij. Mund të the se ka pasur diskutime më të qeta me lojtarin, por kjo do të thotë që ne po krijojmë një marrëdhënie.”

“Njerëzit mendojnë se ne po e themi këtë vetëm që Mbape të qëndrojë, por kjo është më shumë se interesat e klubit. Vetëm në moshën 22-vjeçare, Mbape është rritur jo vetëm si futbollist por edhe si person.”

“Ne sigurisht duam që ai të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij, por kjo është një situatë e komplikuar dhe pavarësisht çdo gjëje, ne duhet ta respektojmë vendimin e tij. Por unë sërish mendoj se ne kemi shumë shanse të mira që ai të rinovojë. Unë besoj.” u shpreh Leonardo.