Dy ditet e fundit u perfol shume per mundesine e uljes ne pankinen e Partizanit te emrit te njohur kroat Robert Prosineçki. Madje, ai mbreme ka qene i pranishem ne tribunen VIP te stadiumit “Air Albania” per ta ndjekur ndeshjen e te kuqve ndaj Tiranes.
Por ne lidhje me kete zhurme, ka reaguar presidenti i Partizanit Gazmend Demi i cili per mediat ka sqaruar se kroatin thjesht e ka mik dhe asgje me shume.
“Prosineçki është një mik imi. Ka ardhur thjesht për të parë ndeshjen. Kemi qenë thjesht për qejf, bisedë. Trajnerin ju e patë sot, Arbër Abilaliaj e drejtoi shumë mirë. Kështu që ai është drejtor sportiv, por edhe trajner për momentin”.
I pyetur se sa do te zgjase kjo gje me Abilaliaj ne pankine, numri 1 i te kuqve u shpreh se eshte pikerisht ai drejtori- trajner qe vendos per kete gje.