Pritej te kthehej serish te Vllaznia, por nuk do te ndodhe keshtu. Mesfushori- sulmues Silvio Zogaj duket se ka bere nje zgjedhje tjeter dhe per kete arsye, i ka dhene lamtumiren perfundimisht ekipit shkodran. E ka bere permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ku falenderon te gjithe per bashkepunimin, por thote se ky largim nuk eshte kurre nje lamtumire. Ja statusi i tij:
“Ndarjet janë gjithmonë të vështira, sidomos kur marrdhënia është e fortë dhe e pastër .
Në fund gjithmonë pyesim veten , çfarë mund të bëja më mirë ? Çfarë gabimesh bëra gjatë rrugës ? Si do të mbahem mend në skuadër?
Sot largohem nga Vllaznia.
Largohem pa pengje, pa hatërmbetje , pa inate , vetëm me një mirënjohje të jashtëzakonshme për gjithçka.
Po largohem dhe po marr me vete shumë dashuri dhe krenari që mi dhuruat këto dy vite.
Kam ndjerë nder dhe përgjegjësi të papërshkrueshme çdo herë që e kam veshur në trup fanellën e Vllaznisë
.
Jam përpjekur që në çdo ndeshje të jap maksimumin e forcave të mia.
I kam mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë me shpirt e me zemër dhe për këtë ndihem më shumë krenar.
Dua ti falenderoj të gjithë stafet teknike me të cilët punova këto dy vite , në veçanti trajnerin Hasan Lika , kryetaren e bashkisë znj Voltana Ademi , administratorin Suad Lici , shokët e skuadrës me të cilët kemi qenë si një familje e madhe, dhe në fund por jo më pak të rëndësishmit tifozët e mrekullueshëm shkodranë, të cilët jetojnë me sportin e me Vllazninë.
E kam ndjerë respektin tuaj në shkallët e stadiumit dhe në rrugët e qytetit.
Po largohem me një eksperiencë të bukur mbi shpatulla, i përgatitur për sfida të reja akoma më të vështira që sjell bota e futbollit.
I uroj ekipit të Vllaznisë suksese dhe rikthim në majën e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin!
Nuk është kurrë një lamtumirë!
Me respekt, Silvio Zogaj