Kristal Abazaj dhe Tirana janë sa pranë dhe sa larg. Edhe pse mesfushori sulmues është folur për të firmosur me bardheblutë, gjërat ende nuk janë mbyllur. Ka qenë vetë lojtari për “Panorama Sport” që ka konfirmuar një fakt të tillë.

I kontaktuar nga gazeta, lojtari shkurtimisht pranoi se gjërat janë në ajër. “Për momentin kemi kontakte me Tiranën, por ende nuk ka asnjë gjë konkrete”, tha Abazaj ekskluzivisht për gazetën. Kjo do të thotë se palët akoma nuk kanë arritur një akord.

VERSIONI 2 – Nga ana tjetër, ka edhe një version tjetër. Kristal Abazaj nëse arrin marrëveshjen do të firmosë me shumë mundësi në ditët në vazhdim një kontratë 6-mujore me Tiranën.

Lojtari do të qëndrojë deri në fund të kampionatit me bardheblutë dhe më pas do të shihet nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim tjetër mes Tiranës dhe Kristal Abazajt.