Gjate dites se sotme ne median e shkruar eshte bere fakt i kryer emerimi i Vioresin Sinanit ne postin e drejtorit sportiv te Klubit te Futbollit Vllaznia.
Ne fakt, kjo do te ishte nje goditje e duhur sepse kemi te bejme me nje figure shume popullore dhe nje person qe ka dhene shume per kete klub.
Por ne fakt, vete Sinani ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te deklaronte se nuk ka nder mend te jete ne kete pozicion duke shpjeguar edhe arsyet.
“Une i falenderoj te gjithe ata qe kane permendur emrin tim si kandidat per postin e drejtorit sportiv te Vllaznise, por per shkak te angazhimeve dhe disa detyrimeve te tjera qe kam, e kam te pamundur ta ushtroj kete detyre”- eshte shprehur ai.
Sinani kesisoj nuk eshte nje kandidat per kete post. Mbetet te shohim se kush do te jete drejtori i ri ku emri me i lakuar deri me tani eshte ai i Alban Nezirit.
www.shkodrasport.com