Egnatia do të luajë në turin e parë të Champions League përballë Borac Banja Luka. Kampionët e Bosnjës kanë trajner Mladen Zizovic, që në sezonin 2010/11 mbajti veshur fanellën e Tiranës. Madje në fillimin e këtij muaji u përfol dhe si kandidat për stolin e Tiranës para se të merrte drejtimin e Borac.

43-vjeçari është shprehur së fundmi i gatshëm për Egnatian. Zizovic ka paralajmëruar në një mënyrë duke thënë se ka informacion për klubin shqiptar.

“Ne jemi në fazën e kompletimit dhe rezultatet në miqësore nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka Egnatia. E kemi ndjekur dy herë nga afër dhe besoj kemi informacion të mjaftueshëm për kundërshtarin europian, u shpreh Zizovic pas një takimi miqësor.

Kujtojmë se takimi i parë mes tyre luhet në Bosnjë. Më 10 korrik ora 21:00 skuadrat do takojnë njëra tjetrën në kuadër të Champions League.