Nje nga kandidatet me te forte per kete post ka qene trajneri aktual i Vllaznise Mirel Josa, por nderkohe diten e sotme KF Drita ka zyrtarizuar “timonierin” e saj te ri i cili eshte Arsim Thaqi. Ne ditet e fundit te dhjetorit, emri i Joses u lakua shume ne mediat kosovare si kandidati kryesor per kete post.
Por duket se rikonfirmimi i tij te Vllaznia, ka bere qe drejtuesit e klubit kosovar te ndryshonin kurs dhe te shikonin kandidaturat e tjera te mundshme. Nje nga emrat e tjere te lakuar, ashtu siç ka raportuar “Shkodra Sport” ka qene edhe ai i shkodranit Samuel Nikaj, megjithate tek Drita ne fund e kane vendosur per Thaqin.
Ish trajneri i Malishevës ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me “Intelektualët”, ku do të jetë pasuesi i Ardian Nuhiut.Thaqi do të ketë mundësinë t’i njeh më mirë lojtarët gjatë fazës parapërgatitore para se të vazhdojë me garën për titull. Ja komunikata e klubit te Drites:
“Arsim Thaqi trajner i DRITËS
FC DRITA zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë. Trajneri, Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.
Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndimës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi jonë fillon fazën përgatitore”, shkroi klubi.