Trajneri i Vllaznia U17 Arber Shytani u denua nga Komisioni i Disiplines ne mbledhjen e tij te javes se kaluar me 10 ndeshje pezullim per “kercenim te zyrtareve te ndeshjes”. Behet fjale per nje problem te vogel te krijuar gjate dhe pas ndeshjes se kampionatit te luajtur ne Durres ndaj Teutes, ku trajneri shkodran ka reaguar per mosndeshkimin e lojtareve vendas per loje shume te rrezikshme ndaj futbollisteve kuqeblu, sipas pamjeve qe edhe “Shkodra Sport” po ju servir serish.
Shytani nderkohe ne “Sport Show” ka shpjeguar edhe gjithe dinamiken e ngjarjes, duke dhene edhe argumentin sa qesharak te ndeshkimit te tij me karton te kuq ne parkingun e stadiumit “Niko Dovana” dhe pa dijenine e tij. Por me shume lexoni te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise:
“Pezullimi im eshte nje rast disi i çuditshem. Nuk eshte se me eshte bere ndonje dem ne aspektin e drejtimit te skuadres sepse une nuk luaj ne fushe dhe ajo po me mungon, por te them te drejten me duket diçka e çuditshme sepse jam njohur me kete fakt vetem permes mediave. Jam i zhgenjyer, por ne ditet ne vazhdim besoj se do te kete nje ankimim te ketij denimi dhe minimumi qe une pres eshte te kem nje ballafaqim me ato njerez te cilet kane shkruar gjera krejtesisht te paverteta.
Kam daljes se vendimit, kam komunikuar permes telefonit me arbitrin e ndeshjes dhe çuditerisht edhe ai me informoi se nuk kishte dijeni per ato se çfare ishin shkruar ne relacion. Sa i takon ndeshjes, me duhet te them se kam reaguar tek arbitri sepse disa prej nderhyrjeve te lojtareve te Teutes kane vene ne rrezik shendetin e futbollisteve te mi. Por reagimi im ne dy raste tek arbitri ka qene ne menyren me te edukuar te mundshme, pa e çuar zerin dhe pa bere asnje veprim jo te rregullt.
Ndeshja eshte e filmuar e gjitha dhe ne fundin e saj, une nuk jam futur fare ne fushe as per te takuar arbitrin. Por me te jam takuar vetem ne parkingun afer stadiumit te Durresit dhe thjesht ka qene nje diskutim normal dhe ne fund i kam thene se “duhet te kesh frike Zotin te pakten kur tregohesh i padrejte me femijet ne fushe”. Gjate largimit tim, arbitri i ndeshjes leshoi nje fyerje, por nuk i kushtova rendesi dhe shkova tek dhomat e zhveshjes per te takuar ekipin.
Mbrapa mora vesh qe kisha marre karton te kuq, ne parking!!! Diçka shume absurde ne fakt. Kam luajtur 15 vjet si futbollist profesionist dhe per koinçidence nuk kam kurre asnje karton te kuq ne fushen e lojes, ndonese kam luajtur si mbrojtes dhe te parin te kuq ne karrieren time si trajner, pata fatin ta marr ne parking!!!
Absurditeti vazhdoi me denimin prej 10 ndeshjesh nga Disiplina per gjoja “kercenim te zyrtareve te ndeshjes”. Arbitri siç e thashe e mohon te kete relatuar dhe ia le fajin delegatit te ndeshjes dhe nuk arrij te besoj se si funksionon edhe nje Komision i Federates pa nje argument bindes”.(www.shkodrasport.com)