Per me teper se nje jave qendroi ne prove te Vllaznia por pa arritur dot te binde aq sa duhet stafin teknik te saj e me pas nisi nje prove tek Terbuni ku duket se gjithçka ka shkuar ashtu si duhet dhe ka arritur te firmose nje kontrate me kete skuader.

E kemi fjalen per mesfushorin senegalez Ndiaye Mbaba. Ai eshte prezantuar diten e sotme nga klubi i Terbunit si futbollist i saj teksa ne faqen zyrtare te tij shkruhet keshtu per te:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me mesfushorin 21 vjeçar, Ndiaye Mbaba duke firmosur për dy vite. Duke shpresuar se do të na ndihmojë në realizimin e objektivave duke dhënë maksimumin për fanellen tonë në çdo ndeshje, TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë kuq e bardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment. Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Ndiaye”.

Kujtojme qe Mbaba eshte nje lojtar vetem 21 vjeç dhe premtues per te ardhmen. Ai ka luajtur me pare ne Itali me ekipe te tilla si A.C. Reggiana, Acireale Calcio Foggia Calcio dhe Troina Calcio apo dhe ne Suedi me Rågsveds. Tashme ka ardhur ne Shqiperi fale nderhyrjes se menaxherit shkodran Artan Ruçi dhe do te tentoje te paraqitet sa me mire me ekipin e tij te ri, Terbunin./SHKODRA-SPORT.COM/