Mirel Josa nuk do të drejtojë më Laçin për pjesën e mbetur të sezonit, por natyrisht nuk ka asnjë peng rreth aventurës së tij te kurbinasit. Ai thotë për “Panorama Sport” se është i kënaqur për punën që ka bërë te klubi bardhezi dhe se dëshiron që skuadra të fitojë Kupën këtë edicion, ku me fitoren në gjysmëfinalen e parë ndaj Teutës e kanë hedhur një hap drejt finales.

“Jam i kënaqur për punën që zhvillova te Laçi dhe i falënderoj të gjithë: stafin, drejtuesit, lojtarët dhe tifozët që me aq mundësi sa kishin e kanë mbështetur ekipin e tyre përherë.

Ekipin e mora në javën e shtatë në vendin e 7-të me 5 pikë të grumbulluara dhe e kam lënë të dytin në klasifikim me 46 pikë.

Laçi sot është në garë edhe për Kupën e Shqipërisë dhe unë i uroj që ta fitojnë këtë trofe, sepse ai klub dhe ata njerëz atje e meritojnë. U uroj suksese të mëtejshme në të ardhmen”, deklaroi Josa për gazetën