Nga Endri ÇINARI
E nisi ndeshjen si titullar kundër Tiranës duke u prezantuar në portë në mungesë të Qarrit. Fjala është për Aron Jukajn, i cili zhvilloi një 90 minutësh pozitiv në klasike. Madje duke shpëtuar në fund 3 pikët e plota për kuqeblutë. Pavarësisht që u ndëshkua me gol që në minutën e 12-të nga ana e Haxhiut.
Ku ndoshta reagimi i 19-vjeçarit mund të ishte më i shpejtë për të shmangur golin, performanca e tij ishte me të vërtetë e shkëlqyer. Jukaj tregoi personalitet gjatë gjithë ndeshjes, në një duel si ai ndaj Tiranës ku nuk duhet vetëm përgatitja sportive, por edhe ajo psikologjike. Besimi që iu dha nga stafi teknik u shpërblye në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana e gardianit.
Ku fjalët e Brdariç të përsëriturq vazhdimisht në konferencat për shtyp se Vllaznia i ka gjithë lojtarët të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Duket se marrin kuptim të plotë nga ndeshja në ndeshje. Dhe i rradhës që i vërtetoi këto fjalë ishte Aron Jukaj. Portieri u tregua tre herë vendimtar në fundin e takimit. Ku fillimisht i mohoi golin me kokë Ndreces. E po ashtu u ripërsërit ndaj këtij të fundit, me topin që më pas shkoi në shtyllë.
E gjithashtu në limitet e ndeshjes do ishte sërish vendimtar me pritjen e tij, për të dërguar topin në këndore. E në këtë mënyrë duke siguruar pikët e plota për kuqeblutë në klasiken e djeshme. Një performancë për tu duartrokitur për djaloshin e ri, i cili nga java në javë po tregon përmirësim e patjetër mund të jetë një kandidat për formacionin edhe kur grupi i futbollistëve të jetë i plotë./www.shkodrasport.com/