Nelson Hysa ia doli te fitonte nje tjeter ndeshje ne boksin profesioniste. Te 18-ten ne karrieren e tij, por ajo çka eshte me e veçanta, kjo ishte fitorja me e rendesishme sepse e shpalli ate kampion Europe te Federates WBO ne kategorine “Heavy Wheight”.

Boksieri shkodran arriti te fitonte me KO qe ne raundin e pare ndaj gjermanit Thorsten Fuchs, ne ndeshjen e zhvilluar mbremjen e 11 korrikut ne Sheshin “Skenderbej” ne Tirane. Vete Nelson pas ndeshjes ka shperndare falenderime per te gjithe ata qe kontribuan ne kete sukses e kete e ka bere permes nje statusi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Kampion Europe ne Heavy Wheight! Miq ju falemnderes te tanve per urimet. Falenderimet i takojne krijuesit te gjithesise qe ma dha forcen e vullnetin me vazhdu perpara e me shkru historine.

Nje enderr shume e larget e vazhdume, e ushqyme me shume deshire e mbi te gjitha me pasion. Pune e palodhur e stafit tem me ne krye gjigandin Zef Gjoni, Jetmir Kuçi, Lazarin Vila, Artur Koci, Geri Ikonomi, Abdel Murguia, Taulant Stermasi. Gjithe bashke shpresojme te sjellim trofe tjere per Shqiperine”