Vllaznia ka fituar me rezultat minimal 2-1 në shtëpi kundër Laçit në derbin e Veriut. Shkodranët kaluan në avantazh të dyfishtë 2-0 por më pas pësuan një gol duke mos e mbajtur portën e Qarrit të paprekur. Talentet si Dodaj apo Delaj ishin vendimtar për ekipin e Brdaric.
‘Lojtari i Ndeshjes’ u shpall Kevin Dodaj. 19 vjeçari hapi siparin dhe shënoi golin e parë të sfidësrealizoi në minutën e 51-të.
“Faleminderit. Jam shumë i lumtur për fitoren, për pikët. Duhej kjo fitorja. Numri dyshifror është objektivi im këtë sezon, e kam thënë dhe më parë në një intervistë.
Futbolli është ky, hyjnë në fushë 11 veta. Me dëmtimet e lojtarëve jemi njësoj, jemi po ata. Shumë faleminderit për komplimentet. Kam marrë shumë minuta deri tani dhe kam hequr stresin. Luaj me Bekim Balajn, shumë e lehtë të jesh protagonsit.”, u shpreh Dodaj