Akademia Vllaznia prej dy muajsh ka ndermarre nje inisiative mjaft interesante per te vleresuar lojtaret me te mire te saj sipas muajve perkates. Nje vleresim i pare qe vjen nga stafi i trajnereve dhe me pas, kur perzgjidhen tre me te miret, kalohet ne votimin e tyre online ne faqen e saj.

Si rrjedhoje, per muajin tetor, sulmuesi i ekipit U19 Aris Ara ka “fituar” duelin me dy futbollistet e tjere te kesaj Akademie, Eugen Hebovija dhe Orges Halili duke marre me shume vota nga publiku. Çmimet atyre u jane dorezuar nga nje emer shume i njohur dhe njekohesisht kapiteni i ekipit te pare te Vllaznise, Bekim Balaj.

Duke folur ne lidhje me kete vleresim, Aris Ara ne nje prononcim eksluziv per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Te marresh nje vleresim te tille padyshim qe ishte kenaqesi per mua. Njekohesisht kjo gje me ben te vetedijshem per te bere edhe me shume stervitje dhe te kerkoj te rris edhe me shume performancat e mia.

Nga ana tjeter, dorezimi i ketij çmimi nga nje emer i madh si Balaj, me ka emocionuar edhe me shume sepse Bekimi eshte nje nga inspiruesit jo vetem per mua, por çdo femije tek Akademia si nje nga lojtaret me te mire shqiptar te ketyre viteve te fundit”.

I pyetur nderkohe per objektivat dhe synimet e tij per te ardhmen, Ara do te shprehej: “Une synoj qe me paraqitjet e mira tek Akademia te afrohem me ekipin e pare ne stervitje dhe pse jo marrjen e minutave qe kete sezon me te”./www.shkodrasport.com/