Esat Mala është emri i fundit që po qarkullon në ambientin e Kukësit.
Lojtari polivalent ka mbyllur marrëveshjen me Giresunspor në Turqi, edhe pse sezonin e fundit ishte i huazuar te Partizani dhe nuk luajti asnjë minutë me turqit.
Kështu, trajneri Skënder Gega e dëshiron lojtarin në ekip. Dakordësia e munguar e lojtarit me Partizanin ka bërë që Gega të hidhet në sulm për një njohje të vjetër.
Mbrojtësi-mesfushor ishte pjesë e rëndësishme e Partizanit të Gegës në 2019, kur të kuqtë u shpallën kampion pas 26 vitesh. Tanimë në stolin e Kukësit, tropojani dëshiron në ekip 23 vjeçarin.