Piaçenza ishte padyshim skuadra e ditës së djeshme, jo për ndonjë fakt pozitiv, por sepse u shpartallua nga Kuneo me rezultatin e thellë 20-0
ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin e Serise C teksa eshte mundur nga Cuneo.

Përpos kësaj ekipi i Serisë C, zbriti në fushën e lojës me 7 lojtarë ku njëri prej tyre ishte fizoterapisti. Absolutisht që kjo ndeshje është pasqyrë e keqe e futbollit italian dhe Komisioni i Disiplinës (Giudice Sportivo) e shqyrtoj takimin duke marrë një vendim drastik dhe shumë të ashpër.

Piaçenza do të përjashtohet nga gara e Serisë C, të gjitha ndeshjet e mëparshme do t’i humbasë 3-0 në tavolinë dhe klubi mori një gjobë të rëndë prej 20 mijë eurosh që pritet ta shpërbëjë përfundimisht.

Ne fakt nga ky vendim e kane pesuar edhe dy futbolliste shqiptare qe kane qene pjese e Piancenzes dhe pikerisht Isufi e Hoxha te cilet duhet te qendrojne pa luajtur deri ne fund te ketij sezoni si pasoje e perjashtimit te kesaj skuadre.