Sulmuesi shkodran Angjelo Radovani qe prej ditesh se djeshme eshte futbollist i ekipit te Delvines. 23 vjeçari mesohet se ka rene dakord me drejtuesit e kesaj skuadre dhe ka firmosur edhe kontraten qe e lidh me te.
Burime te gazetes “Shkodra Sport” bejne te ditur se Radovani ka firmosur per dy vitet e ardhshme dhe ne Delvine e kane konsideruar nje supergoditje ne merkato per skuadren e tyre e cila aktualisht ndodhet ne mesin e tabeles se renditjes, por me levizjet e fundit shpreson te ngjitet me lart.
Duhet thene se lojtari qe eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia ka luajtur edhe para dy sezonesh tek Delvina, ku shkoi si i huazuar nga Luftetari dhe duket se pershtypja e mire qe ka lene atehere, ka bere qe drejtuesit e klubit te insistojne per ta patur serish ne gjirin e skuadres se tyre.
Angjelo Radovani ne gjysmen e pare te ketij sezoni ka qene pjese e ekipit te Erzenit, por ndryshimet e trajnereve dhe situata aspak e mire qe po kalon ai, ka bere qe ai te mendoje nje alternative tjeter per vazhdimin e karrieres se tij.
Ne pritje te saj, duhet thene se sulmuesi shkodra prej disa kohesh eshte stervitur me ekipin e pare te Vllaznise per te mbajtur formen e duhur sportive dhe nderkohe prej dites se djeshme i eshte bashkuar ekipit te Delvines, me te cilen do te luaje ne dy sezonet e ardhshme duke premtuar se do te beje me te miren per te, per arritjen e objektivave qe ai ka./www.shkodrasport.com/