Per nje jave u stervit me ekipin e Vllaznise gjate pergatitores qe zhvilloi ne Oher por me nivelin e treguar nuk arriti te bindte stafin teknik, megjithate sot ka firmosur per nje tjeter ekip.
Behet fjale per Kristjan Prendi, është afrimi i radhës në merkato i Korabit të Peshkopisë. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili në gjysmën e parë të sezonit, ishte pjesë e Dinamos, i është bashkuar skuadrës dibrane. Prendi rikthehet te bardhekuqtë pas 2 sezonesh.
Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar futbollistin e ri. Sulmuesi në të kaluarën, veç Dinamos dhe Korabit, ka veshur edhe fanellën e Tiranës dhe Bylisit.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Klubi i Futbollit “Korabi” ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Kristjan Prendi. Pukjani rikthehet pas dy sezonesh në Peshkopi. Ky afrim shihet si me tepër vlera për skuadrën. I urojmë suksese Klubit dhe lojtarit!