Qe prej ditesh se djeshme qarkullon lajmi se tre prej lojtareve te Vllaznise dyshohet se jane prekur nga covid-19.

Por njeri prej tyre, pikerisht mesfushori Herald Marku, ne fakt jo vetem qe nuk ka patur simptoma, por edhe dje, ashtu edhe sot, ka qene ne stervitje me ekipin dhe kete e konfirmon edhe fotoja e ketij shkrimi.

Vete ai ne fakt eshte shfaqur i shqetesuar nga lajmi qe ka dale sepse sipas tij, thjesht ka munguar nje dite ne stervitje per disa arsye personale duke marre leje edhe tek stafi teknik.

Kjo ka bere qe me daljen e emrit te tij ne media si i prekur nga virusi, ai ka marre shume telefonata nga shoke, miq e te aferm te tij te cilet kane dashur te mesojne me shume rreth shendetit te tij.

Ndoshta gjithçka eshte nisur nga fakti qe qendron ne te njejten shtepi me Dajan Shehin, lojtarin tjeter qe ka shfaqur simptomat e virusit. E rendesishme eshte qe Marku nuk ka asnje shqetesim dhe ai vijon normalisht stervitjen./SHKODRA-SPORT.COM/