Rraman Hallaçi, trajneri i Kukësit, tregoi pas fitores ndaj Egnatias se ekipi i tij kishte kërkuar me ngulm këtë fitore dhe ishte rrjedhojë e një ecurie më të mirë javë pas jave.
“E dimë sa të vështira janë ndeshjet. Nuk ka ndeshje të lehta se të gjithë kanë organizimin e tyre. Për ne është më e vështirë për pozitat që ndodhemi Jo se nuk kemi besim te skuadra. Ndoshta nuk kishim edhe fat në ndeshjet e mëparshme, skuadra reagoi që me Erzenin dhe kemi diskutuar që do na kthehet fati, por gjithmonë duke qenë në këmbët tona, të jemi ne të zotët ë fushës. Do të mundohemi të rregullojmë gjërat në stërvitje.
Më vjen keq që ndodhi përsëri një gabim në mbrojtje, se flasim vazhdimisht që të mos bëjmë faulle afër zonës dhe në zonën e rreptësisë, e pafalshme të bëjmë gabime të tilla. Nga këto ka vuajtur ekipi edhe në të kaluarën se ka luajtur futboll, e filluam mirë ndeshjen, u përshtatëm shpejt, e vumë në vështirësi kundërshtarin. Por kështu është futbolli, nuk mund t’i bësh të gjithë gola. Edhe në pjesën e dytë, me ardhjen e Delimixhaç. Xhonson në pamundësi nuk ia dolëm ta kishim në fillim, ndaj hodhëm në fushë Peposhin në vend të tij. Edhe Xhonson do të jetë me skuadrën. Skuadra reagoi mirë, nuk u dorëzua, vazhduam njëlloj, besim kishte. I thashë ekipit që do të besojmë deri kur të bjerë bilbili, shpresojmë të mos kemi dëmtim nga Momo, shpresoj të mos ketë dëmtim dhe ta kemi për ndeshjet e tjera. Situata e vështirë vazhdon për ne, kjo fitore na qetëson, por na presin ndeshje të tjera të vështira se nuk kemi kushtet të festojmë. I thashë edhe ekipit që nuk dua festë se jemi ende në vendet e fundit.
Unë i kam thënë ekipit që ka prodhuar futboll, ka pasur fatin kundër, por edhe ka patur gabime individuale që na kanë penalizuar. Skuadra ka cilësi, lojtarë me kualitete që kanë vite që luajnë, jam munduar që të mos u ul ritmin, që sot në analizë kam folur me skuadrën përsëri përpara për t’i ngritur pozitivisht. Në këtë moment nuk jemi ndjerë mirë te renditja, por ka shumë ndeshje e ndoshta në fund mund të jemi në kushte komode, ekipi e ka kuptuar këtë.
E kam aktivizuar Haxhiun në të gjitha ndeshjet titullar, por ka lajmëruar klubin që ka qenë huazim nga Apolonia. Në këtë moment ka mbaruar huazimi dhe kjo ka qenë e gjithë çështja.
Patjetër presidenti i nderit ka të drejtën e tij të flasë se ka investuar, shumë lojtarë erdhën por disa nuk dhanë maksimumin. Edhe tani kemi shumë largime, presidenti të ofron mundësinë të marrësh lojtarë, pastaj të mbetet te stafi. Por them që analizën ta bëjmë në fund. Presidenti Gjici ka të drejtë të kërkojë të arrijmë Europën se kemi kërkuar lojtarët dhe na ka plotësuar kushtet. Nëpërmjet kampionatit kam shprehur diçka që nuk dua që të flas në ekip për një objektiv, por presidenti ka të drejtën të flasë. Por unë dua të heq presionin nga skuadra. Në kampionat situata është e vështirë në kampionat, nuk dua të flas për të. Është viti i tretë dhe do të ishte shumë pa Europën”, tha Hallaçi pas sfidës për “Oversport”.