Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për mediat përpara ndeshjes së nesërme ndaj Getafes në shtëpi, ka komentuar edhe eleminimin nga Champions League nga skuadra e Liverpulit, e në të njëjtën kohë ka thënë se nuk e mendon aspak largimin, pasi ka mbështetjn e presidentit.
U turpërua nga Liverpuli, trajneri i Barcelonës befason tifozët me përgjigjen e tij
“Jam mirë këtu, ndihem i fortë. Dua të vazhdoj përpara, por nuk fshihem pas një humbje. Jemi të gjithë të zhgënjyer dhe nor,alisht që ishte një situatë e vështirë. Përsa i përket të ardhmes time, unë kam folur me presidentin dhe gjithmonë jam ndier i përprahur”, është shprehur Valverde./newsport/