Mbrojtësi i Teutës, Vasil Zhongo, u zgjodh lojtari më i mirë i duelit ndaj Vllaznisë. 25-vjeçari u shpreh tepër i lumtur për këtë vlerësim, teksa ndër të tjera deklaroi:
“Dua të falenderoj Zotin, kisha 2 muaj pa luajtur 90 minuta. Mund të kishim marrë diçka më shumë, por jemi të kënaqur, sepse të gjithë e dimë që Vllaznia është një ndër skuadrat më të mira të Superiores. Nuk e dija që do të luaja titullar. Trajneri tha që do të marrim avash avash minuta.
Edhe rezultati ishte shumë i rëndësishëm për ne. Kemi edhe 4 finale. Jazxhi ka 1 muaj që po luan me dhimbje. Të gjithë kemi sakrifikuar, por luajmë me dëmtime. Falenderoj edhe familjen time për këtë muaj të vështirë.
Nuk kam problem, edhe me 3 edhe me 4 mund të luaj. Në Slloveni kam luajtur me 3. Nuk e kap problem, çfarë të dojë trajneri, jemi gati të gjithë.
Na kanë ndihmuar shumë Maçolli dhe Lloci. Ky trofe shkon për të gjithë ekipin. Kemi luajtur shumë mirë taktikisht, mund të merrnim më shumë, por të jemi të kënaqur me 1 pikë”, u shpreh Zhongo.