Kevin Dodaj ka qenë përsëri vendimtar për skuadrën e Vllaznisë, duke e ndihmuar me golin e tij që të merrte një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Egnatias.
“Këtë gol ia dedikoj familjes për mbështetjen që po më jep. Sa i përket ndeshjes jam shumë i lumtur. Shpresoj që të vazhdojmë kështu me kokën e ulur dhe do t’ia dalim.
Të shkoj sa më lart me Vllazninë, që të shënoj sa më shumë gola. Sa gola? Nuk kam vendosur asnjë numër, sa më shumë që të jetë e mundur. Dyshifror…”, tha Dodaj për RTSH pas ndeshjes.