Eridon Qardaku është zyrtarizuar ditën e djeshmë nga Dinamo. Kështu sulmuesi është bërë futbollisti më i ri i dinamovitëve, ku në sezonin e ri do të luajë me fanellën e “Bluve”.

Shkodrani mbylli aventurën e tij te Vora dhe tashmë rikthehet në Superiore, ku synon të jetë protagonistë. Menjëherë pas zyrtarizimit nga Dinamo, 23-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Qardaku falenderon klubin e Vorës për sezonin fantastik të zhvilluar së bashku, ndërsa iu uron ngjitjen në Superligë.

“Falenderoj nga zemra ekipin e Vorës për këtë sezon që kaluam. Falenderoj presidentin, stafin, trajnerët, çunat e ekput dhe tifozët e mrekullueshëm. Ju uroj me gjithë zemër një sezon sa më të mirë dhe shpresoj të arrini objektivin që patëm së bashku dhe këtë sezon ngjitjen në Superligë sepse e meritoni”, ka shkruar sulmuesi.