Opinion nga Gjergj KOLA

Dje ka qenë në Shkodër. Për të dytën herë si trajner I Vllaznisë. Shpëtim Duro ka mbërritur bashkë me mbrojtësin Begaj, ka biseduar me drejtuesit e klubit por në mënyrë të çuditshme, I është shmangur kamerave dhe gazetarëve.

Ka qenë në zyrat e klubit në momentin kur do të prezantoheshin tre blerjet e kuqebluve por në momentin që është bërë gati prezantimi, ai ka braktisur sallën dhe ka dalë jashtë. Në tavolinë për t’I prezantuar ka qenë vetëm drejtori sportiv Armir Grima. Nuk ka qenë as administratori Kujtim Shaba ndonëse ai hedh firmat në kontratë. Sigurisht që në fillim menduam se largimi I Duros nga salla ishte një zgjedhje e tij për të mos qenë present gjatë këtij prezantimi. Por në fakt, trajneri I Vllaznisë edhe pas kësaj ceremonie të shkurtër, nuk është dukur aty. Gazetarët shkodranë kanë patur interesin e tyre për t’I marrë ndonjë prononcim këtij trajneri në lidhje me këto blerje, për të mësuar sesa të rëndësishme ishin ato, për ta pyetur edhe për shumë gjëra të tjera por Shpëtim Duro nuk është dukur askund. Ai më shumë ka preferuar një kafene pranë stadiumit. Kjo në fakt nuk është e drejtë. Ai ka rreth një muaj që është trajner I Vllaznisë dhe në Shkodër ka folur vetëm një herë. Në Tiranë ndërkohë nxiton të prononcohet sa herë që ia kërkojnë një mendim për këtë skuadër. Kjo nuk është një zgjedhje e mirë e këtij trajneri megjithatë ai vendos. Ka të drejtë të bëjë çfarëdo të dojë megjithatë puna e tij ia do t’I ketë marëdhëniet e mira edhe me gazetarët vendas, edhe me tifozët dhe ambjentin sportiv. Dje ai ka thirrur për të pirë kafe ndihmësin e tij Vioresin Sinani, ka shkuar më pas drejt Bashkisë me drejtorin Grima por për të gjitha këto nuk ka preferuar të flasë. Një udhëtim I gjatë “dhe I heshtur” për të.