Tifozët e Craiovas kanë paralajmëruar udhëtim masiv drejt Shkodrës më 21 korrik, ku skuadra e tyre do luajë përballë Vllaznisë në kuadër të turit të dytë të Conference League.
Craiova po zhvillon fazën përgatitore në Austri, njëlloj si Vllaznia. Tifozët rumunë janë zhgënjyer deri tani nga forma e ekipit, pasi niveli i skuadrave me të cilat janë ndeshur nuk ka qene shume i larte dhe fitoret kanë munguar.
Kështu tifozët po zhgënjehen nga klubi deri tani, pasi presin përforcime. Në katër miqësoret e luajtura, Craiova ka fituar nje ndaj Arminia Bielefelf, ka barazuar 2 herë 1-1 me Al Duhail dhe Qarabag dhe ka humbur tjetrën përballë Tirolit 3-2.
Këto mbeten në kuadrin e miqësoreve, ku trajneri provon gjithë lojtarët, ndërsa forma e vërtetë do tregohet vetëm në Shkodër. Tifozet rumune presin me teper nga skuadra e tyre dhe madje kane edhe friken e perseritjes se deshtimit te sezonit te kaluar kur u eliminuan nga Laçi.