Kampionët e Kosovës Drita janë shtangur nga një lajm i papritur nga Ambasada e Zvicrës. Njëri prej lojtarëve, Olti Mehmeti nuk ka mundur dot t’i bashkohet ekipit për ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampioneve pasi i është refuzuar viza e udhëtimit drejt Zvicrës.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Dritës për “Gazetën Olle”.

“Olti Mehmeti nuk ka arritur të sigurojë vizën për të udhëtuar me ekip”, deklaroi drejtori i klubit Valon Zymberi.

Vetë futbollisti Mehmeti është shprehur se viza për të udhëtuar në Zvicër i është refuzuar para 5 muajsh dhe tashmë nuk ka mundësi të aplikojë sërish pasi duhet të plotësohen 6 muaj nga kërkesa e tij e fundit,

“Para pesë muajsh kam aplikuar për vizë dhe jam refuzuar. Tani s’kam pasur të drejtë të aplikojë sërish sepse s’janë bërë gjashtë muaj”, u shpreh Mehmeti.

Drita do të përballet me kampionët e Andorras Inter d’Eskaldes.