Ndeshja e parë e turit të parë të “Uefa Youth League” në mes ekipit kazakistanas FC Astana dhe kampiones së Shqipërisë KF Vllaznia, do të drejtohet nga një treshe arbitrash nga Rusia.
Kështu ka vendosur UEFA e cila ka përzgjedhur Aleksei Matiunin si kryesor për këtë sfidë dhe ai do të ketë edhe ndihmën e asistentëve të tij Viacheslav Semenov e Adlan Hatuev.
Arbitri i katërt do të jetë kazakistanasi Arman Ismuratov ndërkohë që vëzhgues i arbitrave do të jetë Levan Paniashvili nga Gjeorgjia.
Sakaq, institucioni i futbollit europian ka caktuar si delegat për këtë takim rumunin Daniel Paul Zaharia.
Takimi do të luhet të enjten në orën 13.00 me orën e Kazakistanit që përkon me orën 09.00 të Shqipërisë. Ekipi kampion i Shqipërisë do të tentojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në këtë përballje për të hedhur një hap drejt kualifikimit, megjithëse për të është problem mosnjohja e kundërshtarit.
© shkodrasport.com