Pasditen e neserme do te luhet ndeshja e shumepritur finale e grupit 2 te turit te pare te “UEFA Women’s Champions League” ne mes kampiones se Austrit St. Polten dhe kampiones se Shqiperise Vllaznia. Fituesja e ketij çifti do te shkoje ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian.

Takimi do te luhet ne oren 18:00 te se shtunes ne stadiumin “Ramaz Shangalia” te qytetit Kutaisi ne Gjeorgjine e larget dhe ai pritet me shume interes ne te dy kampet.

Por nderkohe UEFA ka percaktuar edhe arbitrat e kesaj ndeshje. Keshtu arbitre kryesore do te jete italiania Maria Marotta. Edhe asistentja e pare do te jete nga ky shtet- Francesca Di Mont. Nderkohe asistentja e dyte- Cátia Tavares dhe arbitrja e katert- Teresa Oliveira do te jene nga Portugalia.

Kuptohet qe ne pamje te pare St.Polten konsiderohet favorite sepse eshte nje skuader me me shume pervoje se Vllaznia sepse ajo thuajse çdo vit kualifikohet ne fazen e grupeve te Champions League”, megjithate Vllaznia duket e vendosur per te bere mire dhe per te tentuar fitoren e kualifikimi./www.shkodrasport.com/