Te merkuren e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres do te luhet ndeshja e pare e fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League” ne mes ekipeve Vorskla Kharkiv-2 dhe Vllaznise. Per shkak te situates se krijuar ne Ukraine, me kerkesen e ekipit shkodran eshte rene dakord qe te dyja ndeshjet e ketij turi te luhen ne Shkoder.

E para pra do te luhet me date 21 shtator ne ora 18:00 me Vorsklan si pritese. Nderkohe UEFA ka caktuar tashme edhe treshen e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje qe pritet me shume interes nga te dy ekipet dhe sidomos nga ai shkodran ngaqe do te luhet ne “Loro Boriçi”.

Arbitre kryesore per kete takim do te jete bullgarja Kristina Georgieva, nderkohe qe asistente te saj do te jene dy bullgaret e tjera Pavleta Rashkova dhe Ekaterina Marinova ndersa arbitre e katert do te jete Lyubima Banova.

Vllaznia natyrisht qe pret nje arbitrim korrekt ashtu si dhe ne ndeshjen e turit te pare ndaj sllovakeve te Spartak Myjava kur gjithçka shkoi ashtu si duhet dhe ekipi shkodran me ate fitore 1-0 fale golit te Jehona Shales, u kualifikua per ne turin e dyte te ketij turi te rendesishem europian.

Tashme do jete turi i dyte, ai qe do te percaktoje se cila skuader do te shkoje ne 16-shen me te mire te Europes, pikerisht ne fazen e grupeve dhe si rrjedhoje, Vllaznia do te tentoje kete arritje historike ne dy ndeshjet e datave 21 dhe 28 shtator ndaj ekipit Vorskla Kharkiv-2./SHKODRA-SPORT.COM/